Kryeministri kinez i përgjigjet “The New York Times”

Avokatët e familjes së kryeministrit kinez Wen Jiabao ia kanë kthyer goditjen gazetës amerikane “The New York Times”, shkaku i artikullit për kinse pasuri enorme të kryeministrit e që është hera e parë që një zyrtar i lartë kinez reagon ndaj një raporti të mediave të huaja.

E ashtuquajtur ‘pasuria e fshehtë’ e anëtarëve të familjes Wen në raportin e The New York Times nuk ekziston, pohojnë avokatët. Dy avokatë në emër të familjes Wen e demantuan raportin e gazetës amerikane ku pohohet ndër të tjera që nëna 90-vjeçare e kryeministrit ka investime prej 120 milionë dollarë në shtëpinë e sigurimeve Ping An.

Avokatët pohuan se nëna e kryeministrit kurrë s’kishe të ardhura tjera, aksione ose pasuri. Ajo kishte vetëm pagën shtetërore dhe tani pensionin. Sipas gazetës amerikane, familja e kryeministrit kinez posedon pasuri prej së paku 2,7 miliardë dollarë. Derisa pas reagimit të avokatëve në ueb-faqen e saj The New York Times pohon se i mbetet besnik raportit të vet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button