Prilep: Treni ka goditur automjetin, katër persona janë lënduar

Katër persona janë plagosur në një përplasje treni afër një stacioni ndërkombëtar të autobusëve në Prilep. Sipas Prokurorisë së Prilepit, aksidenti ka ndodhur këtë mëngjes në orën 5 dhe 8 të mëngjesit kur një tren ka goditur një veturë Audi me pesë persona, kolegë, që kanë qenë duke udhëtuar në vendin e tyre të punës, njofton Portalb.mk.

“Këtë mëngjes në orën 5.20 të mëngjesit, në një vendkalim hekurudhor në Prilep, afër stacionit të autobusëve ndërkombëtarë, një tren ka goditur një veturë pasagjerësh “Audi”, në të cilin kanë qenë pesë persona. Pasagjerët e makinës ishin kolegë që udhëtonin për në punët e tyre së bashku në mëngjes. Ndërsa po përpiqej të kalonte shtegun, treni i ka goditur ata, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur dy të tjerë”, thonë nga prokuroria.

Prokurori publik kompetent ka lëshuar urdhër për fotografimin dhe skicimin e vendit të ngjarjes dhe për kryerjen e një kontrolli teknik urgjent të lokomotivës nga një inxhinier mekanik. Rampa e vendkalimit hekurudhor do të jetë pjesë e ekspertizës, për të përcaktuar funksionimin e duhur të hekurudhës.

Nga prokuroria informojnë se pas testimit, është vërtetuar që drejtuesit e lokomotivës dhe automjetit nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Aksionet e prokurorisë publike, shtojnë ata, do të vazhdojnë me qëllim të sqarimit të shkakut që çoi në rrëzimin e trenit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button