Plenkoviq: Nuk guxon të ndryshohen rregullat në procesin e negociatave
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, para fillimit të Samitit të BE-së, porositi se mund të debatohet për metodologji të re të procesit të negociatave për vendet kandidate, por edhe të ndryshohen rregullat tani, njofton MIA.
Kjo është përgjigjja e shefit të qeverisë kroate për propozimin e Francës që të ndryshohet së pari metodologjia e negociatave para se të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Kjo është çështje e kredibilitetit të të gjithë procesit, nuk mundet që rregullat të ndryshohen derisa luhet ndeshja, nuk është korrekte. Metodologjia e re, të cilën e sugjeron para së gjithash Franca, do t’i sjellë vendet në pozita të ndryshme, Serbi dhe Mali i Zi në raport të asaj që nesër do ta bënin Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me metodologjinë e re, çka do të bëhet me Bosnjën dhe Kosovën. ‘Po’ për debat, por ndryshim të rregullave të lojës në vazhdim, ‘jo’”, tha Plenkoviq.
Ai shtoi se Zagrebi mbështet hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën.
- LEXO: Stanishev: Makroni drejton politikë të inatit, vendi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është në BE
- LEXO: Sasoli: Duhet t’u themi po Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë
- LEXO: Data e BE-së, Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira
- LEXO: Raportuesja e Kosovës në PE: Emanuel Makron, zgjohu dhe jep përgjegjësi ndaj RMV-së dhe Shqipërisë
- LEXO: Ciprasi Junkerit: Dhënia e datë për RMV-në, është çështje e kredibilitetit të BE-së