Ademi: Kemi plan aksional për mbrojtjen e ajrit

Përfunduan aktivitetet e tuining projektit ‘Përforcimi i kapaciteteve në nivel lokal dhe qendror për menaxhim me mjedis jetësor në sferën e cilësisë së ajrit’. 

Aktivitetet e projektit ishin të orientuara  në përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve në nivel qëndror dhe lokal për implementimin e legjislativës së kualitetit të ajrit, tha ministri i ekologjisë Abdylaqim Ademi. 

 ‘Në kuadër të këtij projekti u punua në përforcimin e kapaciteteve në nivel qëndror dhe lokal, dhe në përgatitjen e implementimit të e ligjslativës. Në pjesën e rregullativës ligjore si rezultat i aktiviteteve projektuese u pregatitën tre akte nën ligjore dhe dy udhëzime nga kjo sferë. Ajo që dua ta theksoj është fakti se përmes këtij projekti u punua edhe në përforcimin e kapaciteteve në nivel lokal dhe si rezultat i kësaj pregatitët propozim-program për mbrojtjen e ajrit dhe plani aksional për mbrojtjen e ajrit në qytetin e Manastirit’ tha Ademi.

Ndryshe këtë projekt e ka financuar Bashkimi Evropian, ndërsa është implementuar nga institututi finlandez meteorologjik, Agjensia për ambient jetësor në Australi, Ministria e Mjedisit të Italisë dhe Ministria e ambientit të jetesës së Maqedonisë. 

Projekti ka zgjatur 26 muaj, respektivisht nga shtatori 2010 deri në tetor të 2012-tës, ndërsa u implementua me buxhet prej 1 milion eurosh./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button