Ricker dhe Sorensen mysafirë te shqiptari Rene Rexhepi

Gatuesi më i mirë në botë, Rene Rexhepi i cili është nga Tetova, në restorantin e tij të famshëm Noma në Copenhagen këtë vikend kishte mysafirë ish ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Philip Ricker dhe ish ambasadorin e BE-së në Shkup, Peter Sorensen, transmeton gazeta Vest.

Rexhepi tre vite radhazi zgjidhet si gatues më i mirë në botë për inovacionet e tij në kuzhinë, është ambasador i kuzhinës së re nordike, ndërsa këtë vit Times e vendosi në listën e 100 personave më me influencë në botë.

Sipas bashkëpunëtorëve te Ricker,i cili tani është zv/ndihmës i sekretarit shtetëror të SHBA-ve dhe Sorensen i cili tani është përfaqësues special i BE-së për Bosnjën kanë folur për kyçjen e suksesshme të Maqedonisë në familjet euro-atlantike.

Rene gatuan në në restorantin “Noma” në Danimarkë i cili ka dy yje të Mishelinit, nga gjithsej tre. Rene vjen nga një martesë e përzier, babai është shqiptar ndërsa nëna daneze. 

“Shpirti i gatimit formësohet dhe definohet me kalimin e kohës, ai nuk lind hëpërhë. Në rastin e restorantit tim elBulli, nga njerëzit që e kanë shijuar kuzhinën e tij” thotë Rene Rexhepi.

Padyshim që René Rexhepi i cili ka punuar në restorantin elBulli gjatë vitit 1999, ka kontribuar për pasurinë e tij. Aty dhe ka përvetësuar frymën e gatimit, e ka kombinuar me mënyrën e qasjes së tij ndaj jetës, e ka personifikuar dhe kërshtu ka krijuar gatimin e tij personal.

Kohë më parë revista Clase Premier e portretizoi atë në mënyrë shumë interesante, shikoni videon në vijim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button