Në Prespë dhe Manastir, BDI-ja i zgjodhi kryetarët e degëve
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka zgjedhur kryetarët e degëve në Prespë dhe Manastir, njofton Portalb.mk.
Në Prespë është zgjedhur si kryetar, Osman Shukriu, ndërkaq në Manastir, Lutfi Ahmedi.
Punimet i ka ndjekur nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta.