Cërvenkovski kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare

Zgjedhje të parakohshme në mars të vitit 2013 kërkoi lideri i opozitës së bashkuar Branko Cërvenkovski, në fjalimin e tij emocional, në mitingun e djeshëm në sheshin “Maqedoni”, para më shumë se 70.000 të pranishmive.

Para mijërave qytetarë, duke i’ u drejtuar drejtpërdrejtë kryeministrit Nikolla Gruevski, kryetari i partisë opozitare të LSDM- së Branko Crvenkovski kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare por edhe referendum për emrin, nëse Gruevski e ka shitur, në ndërrim me datën për bisedime në BE në dhjetor. 

“Eja Nikolla, në mars le të jenë edhe zgjedhjet lokale edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Le të dihet njëherë cilën rrugë do ta zgjedhim, le të zgjedh njëherë populli për cilën Maqedoni është, për këtë të tuajën ose tonën. Nëse pajtohesh që ta ndërrosh emrin e shtetit dhe në dhjetor fitojmë datë për bisedime, plotësoje premtimin ndaj popullit dhe në mars të mbahet referendum për emrin, porositi Crvenkovski kryeministrin Gruevski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button