Kthimi ne vendin e krimit

Edhe pse kanë kaluar vite nga luftrat e tmerrshme Ballkanike dhe luftrat në Kosovë e Maqedoni, plagët e pashëruara ende kullojnë gjak. Ende hapen varre të reja nga eshtrat e viktimave të pafajshme shqiptare dhe varreza tjera masive sekrete. Këta njerëz ishin viktima të pafajshme, ata u vranë vetem pse ishin shqiptarë. Tentimi për të fshehur krimet si dhe kufomat shqiptarve në vise të ndryshme të Sërbisë së fundi edhe në Maqedoni, është edhe një dëshmi se cili është raporti i sllavëve ndaj popullit shqiptarë ( të vdekur apo të gjallë).

Vrasësit ordinerë ende qarkullojnë të lirë rrugëve të Beogradit, të Shkupit, dhe tani së fundi filluan të dëgjohen edhe më zëshëm në Kumanovën e Ismet Jasharit, ku bëjnë shumë zhurmë për kinse shpjegimin e vërtetë të histories së luftrave ballkanike. Në vend se të aktivizohet ndjenja njerëzore e pendimit për krimet e bëra ndaj fqinjëve të tyre, te ata sërish ringjallet epshi shtazarak, për trembjen dhe dëbimin e popullit shqiptarë nga Maqedonia dhe trojet tjera etnike shqiptare. Këto fakte duhet ti kenë parasysh edhe disa vende të botës, që kohëve të fundit filluan të luhaten nga qëndrimet parimore. E gjithë kjo ndodhe nga ofanziva e egër propagandistike serbe, intrigat politike, vrasjet si dhe shumë vepra tjera kriminale “ enigmatike ” të porositura nga qarqet antishqiptare.

Populli shqiptarë tani më e ka kuptuar shumë mirë kush fshihet prapa kësaj skene. Nëse nga ne kërkohet që të falim dhe të harrojmë për atë që bënë bandat sërbe me fëmijet, gratë shtatzëna, bijat dhe pleqët tanë , si mund të kërkohet tani nga ne që të lozim lojën e të sëmuarit nga amnezioni dhe të rrijmë indiferent ndaj sulmeve të paskrupullta që bëhen për ndryshimin e historisë, për shuarjen graduale të aspiratës shekullore të shqiptarëve për ardhmëri, paqe dhe liri. Ende nuk janë tharë lotët e nënave,motrave…,për më të dashurit e tyre, e prap ndihmohet nga instancat më të larta shtetërore maqedeonase, kthimi i vrasësit në vendin e krimit. Padyshim, kërkojnë të vazhdojnë lojen e tyre të djallit, aty ku u ndrepre në vitin 1999 – 2001. Nuk thuhet kot, kriminelët ndjejnë dëshirë të madhe që sërish të kthehen në vendin e krimit. Ilusionet e serbëve për rekolonizimin e Ballkanit ,vetëm sa vijnë dhe shtohen !!! Sërbia, de facto po i shpall luftë Forcave Paqëruajtëse Nderkombëtare në Ballkan dhe popullit shqiptarë! Është e njohur fare mire nga historia e Ballkanit kush ka nxitur dhe nisur flaken e luftërave ballkanike.

Duke u nisur nga ky fakt, nuk duhet harruar por duhet mbajtur në mend një herë e përgjithmonë atë thënjën e artë: Historia mësohet që të mos përsëritet. Ndonjë tentim eventual i këthimit të tyre në Ballkan, do të kishte lëvizur dhe eshtrat e atyre njerëzve të pafajshëm, që u masakruan nga po kjo armatë kanibaliste. Populli i Ballkanit dhe shqiptarët padyshim do tu kishin bërë “ pritje madhështore ” , kjo do të ishte “ pritja më madhështore ” . Pra, Nikoliq dhe Daçiç,” mirë se vini” sërish në vendin e krimit!

Lajme të ngjashme

Back to top button