BE deklarohet për rastin e zarfeve nga Serbia në Kosovë

Bashkimi Evropian është duke vëzhguar me vëmendje situatën e krijuar pas reaksionit që shkaktuan zarfet e Serbisë, në punonjësit e KQZ-së gjatë procesit të numërimit të votave në Kosovë.

Në një përgjigje të dhënë për klankosova.tv, zyra për media e Bashkimit Evropian, ka thënë se janë në pritje të përfundimit të hetimeve deri në rezultatet finale.

”Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në BE po monitoron nga afër situatën”.

Pyetur se si do të ndikojë kjo situatë në procesin e dialogut tashmë të bllokuar mes Kosovës e Serbisë, BE shton:

”Ne jemi në pritje të rezultatit të hetimit në vazhdim e sipër”, thuhet në përgjigjen e dhënë të bllokut.

11 persona, zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK në Prishtinë, mbi dyshimet për helmim pas kontaktit që patën me zarfet e votave nga Serbia.

Zarfet arritën për numërim në Kosovë, pas procesit zgjedhor të mbajtur më 6 tetor, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button