Gara me vetura solare

Më shumë se 40 ekipe nga dy shtete australiane ia mësyn qytetit Adelaide për garën e veturave më të fuqishme që lëvizin me energji diellore.

Gara e gjatë tre mijë kilometra është një prej sfidave më të famshme të veturave solare.

Kjo garë filloi në vitin 1987 dhe përshkon rrugën nga qyteti Darwin deri në Adelaide për 50 orë, transmeton KTV.

Ekipi holandez i priu garës nga fillimi deri në fund dhe regjistroi rrethin më të shpejtë të shtunën.

Në këtë garë morën pjesë ekipet nga Australia, Suedia, Holanda, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Gara pritet të zgjasë një javë për të gjitha veturat.

Kjo bëhet për shkak të shpejtësisë maksimale deri në 100 kilometra në orë që e arrijnë veturat pasi mbushen me bateri nga dielli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button