Dua Lipa ka nisur xhirimet e klipit të ri (FOTO)
Këngëtarja e njohur Dua Lipa, ka nisur xhirimet e klipit të saj më të ri.
Lipa përmes disa imazheve të ndara në mediat rozë, ka bërë të ditur se aktualisht gjendet në New York City, duke realizuar filmimet e projektit të ri.
Dua Lipa e cila vjen nga Prishtina, dukej klasike dhe tejet elegante me një pallto në nuancë të ndezur të viteve ’80-ta.
Paraqitjen e saj e bëri edhe më të bukur qëndrimi i saj në mënyrë artistike në një ballkon rrugëve të Brooklyn.