Bëhen 100 vjet nga masakra e serbëve në Llabunishtë të Strugës

Me një tubim përkujtimor në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të masakrave serbo-çetnike të 1912-1913 në Llabunishtë sot (e diel) në orën 13:00, në sheshin ”Mehmed Ali Pasha” u përkujtuan dëshmorët e rënë në përballjet me pushtuesit serb, informojnë nga Këshilli iniciues për shënimin e kësaj ngjarje.

Në këtë manifestim përveç organizatorëve dhe banorëve të Llabunishtit dhe fshatrave përreth, morrën pjesë personalitete të njohura nga Struga, dhe më gjerë. Ndërkohë, për anën historike të kësaj masakre folën historianët dr. Nebi Dervishi dhe prof. Zejnulla Qyra./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button