Katër komuna të jugut do të marrin gaz përmes gazsjellësit grek

Komunat Gjevgjelia dhe e Bogdanci janë të përfshira në projektin “Gazsjellësi interkonektiv MK-GR”, që nënkupton se do të kyçen në krahun jugor të gazsjellësit grek, i cili do të kalojë nëpër këto dy komuna, njofton Meta.mk.

Kryetari i komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov, informoi se në linjën e gazsjellësit nga Greqia fqinje, përveç Gjevgjelisë dhe Bogdancit dë të kyçen edhe komunat e Demir Kapisë dhe Negotinës.

Me këtë projekt do të projektohet dhe ndërtohet rrjeti gazsjellës primar, i cili parasheh futjen e gazit nga Greqia dhe bartjen e tij deri te stacionet rregullatore matëse të secilës nga katër komunat, ndërkaq obligimi ynë më pas do të jetë ta projektojmë dhe realizojnë rrjetin gazsjellës sekondar-tha Pockov.

Hartimi i dokumenteve të projektit dhe studimi primar do të jenë obligim i “Resurset energjetike të Maqedonisë” (REM), ndërkaq mjetet financiare tashmë janë siguruar përmes Bankës Evropiane për investim.

Për nevojat e studimit, që duhet të jetë gati deri në fund të janarit, komunat duhet t’i sigurojnë të gjitha të dhënat relevante, ndërsa tërë dokumentacioni i projektit duhet të jetë i gatshëm deri në pranverë të vitit 2020, pas çka menjëherë do të fillojë realizimi i projektit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button