Kumanovë, 128 shportat e Kurban Bajramit

Qendra e solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, bëri therjen e 32 kurbaneve të shpërndara nëpërmjet projektit “ Shporta e Kurban Bajramit” në gjithsej 128 pako.

Ky projekt, financiarisht u mbështet nga mërgata shqiptare e rrethinës së Kumanovës dhe Komunës së Likovës që jeton në Zvicër dhe Gjermani, ndërsa në mesin e donatorëve kishte edhe një gjermane- e përkatësisë islame. Projekti, mbështetje mori edhe nga mërgimtarët tanë preshevar që jetojnë dhe punojnë në Zvicër dhe Gjermani.

Sivjet është viti i parë i këtij aktivititeti dhe për këtë arsye shpërndarja u bë vetëm në disa fshatra të caktuara të Komunës së Likovës dhe të Kumanovës, si për shembull në : Likovë, Sopot, Llojan, Orizare, Vaksincë, Opajë, Sllupcan dhe në Kumanovë.

Qytetarët e kësaj ane ishin të kënaqur nga shtrirja e këtij projekti, duke shpresuar se vitet e ardhshme volumi i tij të shtohet. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë, falënderon të gjithë donatorët për donacionet e tyre, duke e lutur Zotin e plotfuqishëm që t`ia pranoje këtë adhurim./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button