Me mijëra të ikur nga Burma për shkak të ripërseritjes së dhunës

“Human Rights” është e shqëtesuar për shkak të vrasjeve në dhunën mes budistëve dhe muslimanëve.

Kombet e bashkuara njoftojnë sot të shtunën, për largimin e mijëra personave në Burma, duke ikur nga valet e dhunës së re mes budistëve dhe muslimanëve në jug të vendit, për në kampet e sistemuara në Sitvaj kryeqytetin e provinces Rahin.

Mjetet e informimit zyrtar, raportojnë për vrasjen e 67 personave, plagosjen e 100 të tjerëve dhe të 3000 shtëpive të shkatërruara.

Dhuna e nisur në korrik, ka detyruar afër 75 mijë persona të debohen nga vatrat e tyre.

Shumica e tyre janë nga Rohingat muslimanë të cilët janë vendosur në kampet jashtë Sitvaj, në kushte që mungojn gjërat elementare si ushqimi dhe përkujdesja./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button