Fajon: Së shpejti fillon mekanizmi për pezullimin e regjimit pa viza

Mekanizmi për pezullimin e regjimit pa viza për shtetet e Ballkanit do të hyjë në fuqi në fund të këtij ose vitit të ardhshëm, deklaroi Tanja Fajon, raportuese e PE-së për liberalizimin e vizave, bën të ditur “Nezavisne novine”.

Pasi Këshilli i KE-së shqyrtoi këtë çështje, Fajon vlerësoi se “shqetësim më të madh tani për tani krijojnë Serbia dhe Maqedonia”, ndërsa situata me BeH-në është “më pak shqetësuese”.
Ajo përkujton se ekspertët për vlerësimin e respektimit të regjimit pa viza çdo shtet do ta vlerësojnë individualisht.

“Vizat do të vendosen vetëm për ato shtete për të cilat do të vërtetohet se numri i azilantëve rritet mbi atë që vlerësohet si i pranueshëm, thekson ajo.

“Në këtë moment nuk kemi sistem të përbashkët për azil në BE. Disa shtete të BE-së kanë shkurtuar procedurat për vlerësim të kërkimit të azilit për rajonet e Ballkanit Perëndimor meqë e konsiderojnë të sigurtë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button