Gruaja rrah burrin, cullak e nxjerr në rrugë

57 vjeçari nga Meksika, ka kaluar nëpër ferr pasi nuk e dëgjoi gruan dhe ka dalë në qytet.
Në momentin kur u kthye në shtëpi ka marrë lëndime serioze në trup dhe ka përfunduar cullak në rrugë.

50 vjeçarja Huanita Ramer nga Meksika, është burgosur nën akuzën se ka sulmuar dhe lënduar bashkëshortin e saj.

Në fakt, 57 vjecari Endi Tahe është gjetur i zhveshur me lëndime të dukshme nëpër trup para një moteli në Gullapa.

Ai ka treguar se lëndimet në kokë që rridhnin gjak i ka marrë nga gruaja.

Sipas raportit policor, gruaja ka thënë se burri i saj e ka nervozuar pasi kishte dal në aheng nate.

Ai ndërkohë thotë se në momentin që është kthyer ajo e ka goditur me shishe në kohë, e ka detyruar të zhvishet dhe e ka përjashtuar nga shtëpia./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button