Ademi: Më kërkuan 100 mijë euro për t’më shpallur jo-spiun

Hetem Ademi i cili ditë më parë nga Komisioni për Lustrim u shpall si ish bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën Administrative kundër këtij vendimi duke e quajtur atë tentativë të qëllimshme për të diskredituar atë.

“Kjo është qesharake dhe lojë fëmijësh, gjoja se me njëfarë inspektori që as ia di emrin, jemi ulur diku në vitet e 96-ta, por mua s’më kujtohet. Besoj se është një tentativë e të gjithë atyre që unë ju kam penguar në politikë” ka thënë Ademi për TV Alsat-M.

Ai ka thënë se të shtunën në mbrëmje ka pasur një telefonatë anonime duke i kërkuar atij 100 mijë euro për të rregulluar këtë punë.

“Nuk përmendi emra, por kam pasur edhe kështu thirrje, gjoja se dikush mund të rregullon këtë punë, por u përgjigja se unë nuk jam në atë vijë sepse nuk e kam atë bagazh dhe nuk kam nevojë. 22 vite në politikë askush nuk ma ka shkelur bishtin” ka thënë Ademi.

Hetem Ademi ka qenë drejtor i shkollës fillore në fshatin Gradec ndërsa gjatë viteve 2007-2009 ka qenë në funksionin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e punëve të brendshme. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button