Shkup, tentuan ta vrasin taksi vozitësin

Shkupjani B.V(18) ka marrë padi penale, pasi ka tentuar që me thikë të vrasë një taksist. Ai së bashku me E.A (19) dhe K.L (20), duke u vozitur me automobilin ‘Tiko’, në rrugën Metodi Mitevksi, kanë goditur taksi veturën ‘Rover’, të drejtuar nga 27 vjeçari J.M.

Pas ndeshjes tre personat e parë, kanë dalë prej veture dhe kanë sulmuar taksi vozitësin, duke e shtrirë për tokë. Në një moment i sulmuari ka arritur të ik në drejtim të Marketit Princ, ku edhe ka kërkuar ndihmë.

Para marketit kanë arritur tre personat sulmues, dhe në atë moment B.V ka nxjerrë thikën dhe ka therur disa herë taksi vozitësin.

Pas ngjarjes sulmuesit kanë ikur me veturën e tyre. Të njëjtën ditë, të tre sulmuesit janë arrestuar dhe vetura ‘Tiko’ është konfiskuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button