Trashëgimia e Gadafit

Katër dekada me radhë sundoi Muammar al-Gaddafi mbi jetën publike në Libi. Një vit pas vrajses së tij vendi ndodhet para sfidave të mëdha për ndërtimin e një shteti të ri.

Ai e hiqte veten si mik të francezëve, duke pritur njërin ose tjetrin kryetar shteti dhe në vitet e fundit të sundimit u duk sikur të ishte zbutur pak. Por miq dhe aleatë, udhëheqësi i vetë emëruar i revolucionit libian, Muammar al- Gadaffi kishte kohë që nuk kishte më.

Më në fund u pa se ai kishte përkrahur grupe të ndryshme terroriste, herë arabe dhe herë afrikane, dhe në fund u soll brutalisht me popullin e vet. Kështu në Këshillin e Sigurimit të KB, nuk u dha asnjë votë kundër, kur në pranverë të 2011 u votua për ndërhyrjen e NATO-s kundër diktarorit libian.

Sulmi ishte fundi i erës së Gadaffit, por pasojat negative të sundimit të tij ndihen ende.

Libia një vit pas Gaddafit


Nuk është çudi: Katër dekada me radhë i biri i një familjeje beduine pati përcaktuar politikën e Libisë, në fillim si kryetar i shtetit, dhe që prej 1979-ës si udhëheqës i vetemëruar i revolucionit. Pavarësisht kush ishte në kohë të caktuara kryeministër apo president, i gjithë pushteti ndodhej faktikisht në duart e Gaddafit. Partitë ishin të ndaluara, opozita e shtypur. Nga frika e kundërshtarëve të fortë Gaddafi la pas dore infrastrukturën e vendit, për të penguar ngritjen e qendrave të tjera të pushtetshme, madje edhe ushtria ishte praktikisht e paaftë për të vepruar.

Libianët duhet të ngrenë tani struktura dhe institucione krejt të reja politike. “Është sfidë e jashtëzakonshme, ngritja nga e para e gjithë administratës shtetërore, forcave të sigurimit dhe ushtrisë,” thotë Günter Meyer, profesor për gjeografinë ekonomike dhe drejtor i qendrës për kërkime në botën arabe.(DW)

Lajme të ngjashme

Back to top button