Ivon: Maqedonia të përmirësoj marrëdhëniet me fqinjët

Maqedonisë i duhen marrëdhënie më të mira fqinjësorë dhe diplomaci ndryshe, kështu ka thënë në intervistën për Radio Evropa e Lirë, ambasadori britanik në Shkup, Kristofer Ivon.

“Zgjedhja e çështjes së emrit mbetet thelbësore. Për momentin është e pa mundur të tregohet se çfarë rezultate do të arrihen, sepse Britania e Madhe ende me vëmendje i shqyrton detajet e raportit të progresit, jam i sigurt se edhe vendet tjera anëtare e bëjnë të njëjtën” ka thënë mes tjerash Ivon, për Radion Evropa e Lirë.

Ivon gjithashtu ka thënë se Britiania e Madhe është partner dhe përkrahës i fuqishëm i Maqedonisë në aspekt të integrimeve euro atlantike, duke potencuar edhe nevojën për marrëdhënie më të mira fqinjësore dhe aktivitete diplomatike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button