Zaev: Nuk pres që Bullgaria dhe Greqia t’i bllokojnë integrimet tona euroatlantike

Zoran Zaev, Kryeministri i Maqedonisë  së Veriut ka folur në lidhje me sfidat e vendit në rrugën eurointegruese, duke u ndalur në raportet me Bullgarinë dhe Greqinë, transmeton Portalb.mk.

“Nuk pres që Bullgaria ose Greqia t’i bllokojnë integrimet tona euroatlantike, por përkundrazi të jenë nxitësit dhe avokatët tanë në angazhimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO”, deklaroi Zaev.

Zaev kërkon që çështjet historike mos të ndikojnë në vendimet për fatin e RMV-së në rrugëtimin drejt BE-së.

“Qëllimi i negociatave është se si do t’i vlerësojmë identitetet tona në Ballkan, por kjo të mos i paraprijë së ardhmes së qytetarëve tanë. Edhe marrëveshja me Bullgarinë edhe marrëveshja me Greqinë i garanton çështjet e identitetit dhe jep perspektiva serioze të vendit tonë dhe jemi në prag të vendimit historik – marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në pas 15 viteve”, tha Zaev.

Sipas kryeministrit Zaev, Komisionet nuk duhet të frikësohen të vendosin për diçka që është dokumentuar dhe historikisht është pranuar nga të dyja anët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button