Flori Mumajesi: Adrian Gaxha më kopjon! (VIDEO)

Këngëtari i mirënjohur Flori Mumajesi ka hedhur akuza të ashpra ndaj kolegut të tij, këngëtarit Adrian Gaxha se ky i fundit ka kopjuar këngën e tij “Tallava”.

Sipas Mumajesit, kënga e Adrian Gaxhës me Florian Beqirin “Ngjyra e kuqe” me të cilën konkurojnë në festivalin “Kënga Magjike” është kopje nga Tallavaja e tij.

Flori i ka shkruar një mesazh Adrianit duke e akuzuar se i ka kopjuar këngën e tij ndërsa Adriani ka vendosur një status në Facebook duke e falënderuar atë për mesazhin e “bukur” me theks se në kohën kur ai ka konkurruar në “Top Fest”  ky i kishe uruar atij suksesin me këngën “Tallava”.

Shikoni dy videot dhe vlerësoni vetë sa Adriani ka vjedhur nga Flori. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button