Kidman largohet nga filmi shkaku i seks skenave

Aktorja australiane, Nicole Kidman, ka vendosur të mos jetë pjesë e filmit të ri Nymphomaniac, për shkak se skenat seksuale që do të xhirohen do të jenë reale.

45 vjeçarja do të duhej të ishte pjesë e filmit përkarh Uma Thurman, Charlotte Gainsbourg, Stellan Skarsgard, Willem Dafore, Christian Slater dhe Shia Laboeuf në filmin e jashtëzakonshëm.

Por, burimet thonë se Kidman refuzoi skenarin kur regjisori Lars Von Trier i tha se aktorët do të kryejnë marrëdhënie seksuale në realitet në mënryë që gjithçka të duket e vërtetë.

“Skenat e vërteta seksuale që do të duhet t’i bëj me Nicole Kidman janë të frikshme për mua. Por, kjo më kënaq, ajo është aktore e madhe”, kishte deklaruar Shia Labeouf javë më parë, por duket se është ndarë i zhgënjyer./Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button