Flet dëshmitari, pas publikimit të videos nga rrahja mes e Molliqajt e Abazit (VIDEO)

Mediat në Kosovës kanë publikuar videon e sherrit mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi, e cila ndodhi rreth tri javë më parë pas emisionit Pressing në T7.

Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit ka vijuar dhe pas daljes nga studio dhe siç shihet nga kamerat e sigurisë ata janë qëlluar me grushte.

Pas publikimit të pamjeve të incidentit, ka reaguar edhe zyrtari i PDK-së, Rexhep Hoti.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se lidhur me këtë rast ai ka dhënë deklaratën e tij në polici dhe se nuk dëshiron të komentoj atë çka shkruajnë mediet apo ndonjë subjekt politik.

“Pas publikimit të videos së përleshjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, ndjej obligim moral për një sqarim të shkurtë. Unë kam dhënë deklaratën time në lidhje me rastin në polici, andaj, as atëherë, as sot nuk dua të komentoj atë çka shkruajnë mediet apo ndonje subjekt politik, sepse kam kryer obligimin ligjor si dëshmitar. Të gjitha mediat, subjektet politike apo kushdo qoftë mund të kërkojnë në polici të vërtetën e prononcimit tim në vend se të merren me spekulime”, tha Hoti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button