Tre vjet nga hapja e lëndës “Arka” të PSP-së, Mijallkovi i sëmurë nga lukthi

Lënda “Arka” e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) hynë në trevjetorin e saj, ndërkaq i dyshuari, ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov as sot nuk është paraqitur në seancë gjyqësore, “pasi është i sëmurë nga lukthi”. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai ka kërkuar edhe pasaportën për shërim në Çeki, gjë e cila u refuzua.

Avokati i tij, Lupço Shvërgovski deri te Gjykata ka dorëzuar raport për gjendjen shëndetësore të Mijallkovit, dhe tha se nuk ndihet mirë, dhe për këtë nuk ka ardhur në gjykim.

“Ka të vjella. Ka probleme me lukthin. Nuk jam mjek, ja raportin”, tha Shvërgovski, transmeton Makfax.mk.

Prokurorët e PSP-së, Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro nuk kanë kërkuar kontroll në raport, ndërkaq gjykatësja Xheneta Begtoviq tha se i akuzuari është thirr në seancë, por i njëjti nuk ka ardhur, ndërkaq ka dorëzuar raport, siç citoi gjykatësja, nga “Neuromedika” dhe “Axhibadem Sistina”, me të cilat verifikohet se pacienti ka hapur pushim mjekësor nga 25 shtatori.

“Për një javë duhet të realizojë kontrolle mjekësore, pastaj do të dihet gjendja shëndetësore”, tha Begtoviq.

Në rastin “Arka” i cili u hap më 28 shtator të 2016-s, të akuzuar janë tre ish funksionarë të DSK-së dhe një i MPB-së, për shpërdorim të mbi 860 mijë eurove për furnizimin e pajisjes për përgjim. PSP-ja ka vlerësuar se, të dyshuarit kanë shpërdoruar para të shtetit për pasurim personal nëpërmjet disa marrëveshjeve dhe anekseve për furnizimin e pajisjes për spiunim dhe mirëmbajtjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button