Ademi: Klubet serbe nuk do të luajnë në Kosovë

Pas dërgimit të përgjigjes nga FIFA drejt FFK-së se klubet serbe kanë të drejtë të luajnë në veri të Kosovës, ka reaguar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ademi në një prononcim për Klan Kosova ka thënë se ndeshjet e tilla nuk mund të luhen në Kosovë.
“Ne kemi deklaruar se ndeshjet e tilla nuk mund të luhen në Kosovë “- tha Ademi, transmeton KlanKosova.

Numri një i Federatës së Futbollit shtoi se kanë paraqitur një kërkesë që mos të lejohet të luhet ndeshja Crvena Zvezda.

” Si Federatë kemi paraqitur kërkesë tek organet e rendit. Tani kjo i mbetet policisë dhe organeve të tjera të sigurisë.”

“Nuk do ta heqim kërkesën nga Policia”, theksoi Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button