Enti për revizion do të kërkojë të mos i kontrollojë partitë politike

Derisa ndryshimi më i rëndësishëm për financim të partive politike urdhëron që Enti shtetëror për revizion doemos të kryejë kontroll të rregullt të parave partiake, revizorët e Maqedonisë do të kërkojnë që shtëpi e pavarur revizioniste të bëjë këtë punë. Vitin e kaluar prej 55 partive të regjistruara politike Enti kontrolloi vetëm 10, ndërsa në programin e sivjemë për punë, fare nuk parashihet revizion i qarkullimit të parave të ndonjë partie.

“Kapital” mëson se përfaqësuesit e Entit shtetëror për revizion do të kërkojnë që Enti të përjashtohet nga kontrolli i raporteve financiare dhe puna e partive politike. Ndryshimi më i madh i ligjit për financim të partive, e parasheh pikërisht të kundërtën – e obligon Entin që doemos të kryejë kontroll të llogarive partiake dhe qarkullimin e parave partiake.

Organizimi i grupe të shteteve për luftë kundër korrupsionit, GREKO në propozimet për ndryshimet thekson se Enti shtetëror më nuk do të mund të kryejë revizion vetëm të 10 prej 55 partive të regjistruara politike, si për shembull vitin e kaluar apo nga ana tjetër në programin e sivjemë të punës fare të mos parasheh kurrfarë revizione të partive politike, siç është rasti me këtë vit. Revizorëve shtetërorë të Maqedonisë këto propozime nuk u përshtaten. Për “Kapital” theksojnë se me kushtet e punës që i posedonin dhe me kapacitetin e pamjaftueshëm kadrovik nuk kanë mundur të arrijnë të bëjnë revizion të të gjitha partive, ndaj vitin e kaluar kanë hyrë vetëm në 11 parti.

Revizorët kërkojnë shtëpi të pavarur revizioniste e cila do të jetë e obliguar për partitë politike: “Në shtetet bashkëkohore demokratike, partitë politike fare nuk janë lëndë e revizioneve. Tek ne dhe në vendet fqinjë ballkanike, GREKO insiston të bëhet revizion sepse konsideron se në punën e partive ka momente kontestuese, por ne me të vërtetë nuk kemi kapacitet për punë aq të madhe”, theksojnë burime të ESHR-së për “Kapital”.

Lidhur me ndryshimet tjera, intervenohet edhe në pjesën për rregullimin e mënyrës sipas të cilës partitë i fitojnë donacionet. Me ndryshimet donatorët do të fitojnë edhe obligim që t’u dërgojnë fatura partive me vlerë reale të mjeteve material dhe shërbimeve. Si donacion tani e tutje do të llogaritet edhe dallimi mes vlerës së tregut dhe çmimit të faturuar (me zbritje), dhe në rast se partia falas do të fitojë ndonjë shërbim. Deri tani në ligjin qëndronte vetëm dispozita formale se “dhënësi i shërbimit është i obliguar ta lajmërojë partinë politike për vlerën e shërbimit të dhënë”, pa mos saktësuar si – me shkrim apo me gojë, që do të thoshte se në rast të kontrollit eventual mund të mos kishte kurrfarë evidentimi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button