Tetovë, vidhet piktura e Ali Ahmetit

Mozaiku prej 100 pikturave për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, të pikturuara nga piktori tetovar Miftar Memeti, ka ngelur pa dy piktura pasi janë vjedhur të enjten mbrëma pas hapjes solemne të ekspozitës dhe fillimit të festivalit ndërkombëtarë të poezisë. “Ditët e Naimit”.

Nga mozaiku është vjedhur piktura kushtuar trazirave të Kosovës dhe e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Piktori Memeti ka shprehur keqardhje sepse të hënën e njëjta ekspozitë do të duhet të hapet edhe në Kosovë, ndërsa kohë për ripërtëritje të së njëjtave nuk ka.

“Me siguri dikujt i ka pëlqyer dhe e ka marrë, por unë nuk kam kohë që të njëjtën edhe një herë ta bëj. Ato piktura bashkë me 100 portretet e Nënë Terezës duhet të udhëtojnë për në Kosovë ku do të hapet ekspozitë”, ka thënë Memeti, transmeton gazeta Koha.  

Ndërkaq, piktura tjetër është portreti i Ali Ahmetit për të cilën Memeti dyshon se e ka marr ndonjë adhurues i kryetarit të BDI-së. Piktori tetovar ka premtuar publikisht se ata që i kanë marrë nëse i kthejnë pikturat, pas ekspozitës në Kosovë do t’u jepen sërish. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Tetovës, e cila ka bërë të ditur se nga një punonjës në Qendrën për kulturë është njoftuar për vjedhjen e dy pikturave me motive të ndryshme. Sipas policisë, vlera e dy fotografive kap shumën rreth 500 euro./Koha/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button