Deri në prill të 2020-s, Shkupi do të fitojë 33 autobusë ekologjikë të rinj

Qytetarët e Shkupit, më së voni deri në prill të 2020-s do të udhëtojnë me autobusë ekologjikë të blera nga prodhuesi gjerman “MAN”. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot e ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e 21 autobusë “njëshe” dhe 12 autobusë “harmonikë” me motor EURO 6, të cilët thuajse aspak nuk do ta ndotin ajrin në Shkup me parashikim për uljen e 700 përqindëshit të grimcave PM të liruara, njofton Portalb.mk.

Ndërmarrja Publike e Transportit – Shkup (NTP) me secilin autobus të ri do të kursejë 25 mijë euro vetëm për uljen e lëndës djegëse. Në mënyrë shtesë, autobusët e ardhshëm do të kenë garanci 3 vjet, brenda të cilës periudhë NTP-ja nuk do të ketë harxhime për mirëmbajtje të tyre. Për dallim nga autobusët paraprak të blerë nga Kina, prodhuesi gjerman “MAN” ka përfaqësues të autorizuar dhe qendër servisuese në Maqedoni të Veriut, me çka dukshëm do ta lehtësojë mirëmbajtjen e tyre.

Autobusët e ardhshëm do të kenë kapacitet prej 85 udhëtarëve te autobusët “njëshe” dhe 149 udhëtarëve te autobusët “harmonikë”, që i bie dyfish më shumë kapacitet te autobusët dykatësh aktual.

Siç theksoi sot drejtori i NTP-së – Shkup, Kristijan Çushkov, çmimi i një autobusi “njëshe” arrin vlerën prej 263.000 euro, ndërkaq “harmonikë” në vlerë prej 334.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button