Shitet vila e Elvis Presley për 12.9 milionë dollarë (FOTO)

Vila në Beverly Hills, ku dikur ka jetuar Elvis Presley me bashkëshorten e tij, Priscilla, është vënë në shitje për 12.9 milionë dollarë.

Përveç “Graceland”, prona e Elvisit në Memphis të Tennessee, vila kaliforniane për dekada të tëra ka qenë një vend pelegrinazhi për të gjithë adhuruesit e “Mbretit” të Rock ‘n Rollit.

Vilë, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej përafërsisht gjysmë hektari, me pamje nga Los Angeles, ka katër dhoma gjumi dhe pesë banja.

Siç raporton AP, Elvis dhe Priscilla e kishin blerë shtëpinë në vitin 1967 dhe e shitën atë disa vite më vonë, kur ata u shkurorëzuan.

Para se të dilte në shitje, vila është dhënë me qira për  25 mijë dollarësh në muaj.

Javë më parë një Bibël që i përkiste këngëtarit që vdiq në moshën 42-vjeçare është shitur në një ankand në Angli për 59 mijë funte.

Presleyt Biblën ia kishin dhënë daja Wester dhe tezja Cleters në shtëpinë e tij, për Krishtlindjet e vitit 1957. Në margjinat e shumë faqeve të librit, Elvisi ka shkruar disa komente të ndryshme, të cilat ia kanë ngritur ndjeshëm çmimin.

Për të blerë Biblën në fillim të ankandit ka pasur mjaft interesim, por kur ofertat arritën shifrën prej 20 mijë funtesh, mbetën vetëm tre ofertues ndërsa fitoi një blerës anonim nga SHBA-ja, i cili u bë pronar për 22 mijë dollarë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button