Një tërmet i fuqishëm e goditi Porto Rikon

Një tërmet prej 6.0 shkallësh të Riterit goditi brigjet perëndimore të Porto Rikos, bëri të ditur Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, njofton REL.

Për viktima ose dëme të mëdha materiale nuk u raportua.

Tërmeti goditi rreth 62 kilometra në veriperëndim të qytetit San Antonio, mbrëmjen e kaluar, në orën 11:23, sipas kohës lokale.

Në San Antonio ndodhet aeroporti Rafael Hernandez – një lidhje kryesore ajrore për në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 2010, shteti pranë i Haitit është goditur nga një tërmet shkatërrues prej 7.0 shkallësh të Riterit, i cili ka lënë mbi 250,000 njerëz të vdekur dhe ka dëmtuar rëndë infrastrukturën e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button