Përdhunime në Kriva Pallankë dhe Opajë

Dy burra përballen me kallëzim penal për përdhunim, pasi janë paraqitur në polici.
Në rastin e parë F.A (34) nga fshati Opajë, Kumanovë, në gusht të vitit 2012 pa arsye iu afrua prapa shpinës një vajzës 24 vjeçare dhe me dhunë abuzoi atë seksualisht.

Nga ana tjetër në Kriva Pallankë, personi R.S (39) po ashtu ngarkohet për vepër penale “përdhunim”, ai në shtator në kontakt me një 46 vjeçare iu afrua dhe filloi ta ofendojë. Më pas e goditi në trup dhe me kërcënime tentoi ta përdhunojë, por pasi ajo rezistoi, i akuzuari kreu veprime tjera seksuale mbi të. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button