Serbia vendos sot për dialogun me Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se Qeveria e Serbisë do të marrë të enjten vendimin mbi pjesëmarrjen dhe vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ai ka bërë këto komente në një konferencë të shoqërisë civile në Beograd, ku ka theksuar se Serbia po shkon kah Bashkimi Evropian, por se një gjë e tillë as nuk është e lehtë dhe as e thjeshtë.

“Serbia dëshiron të vazhdojë rrugën evropiane, dhe të mbrojë interesat kombëtare”, është cituar Dacic nga mediat serbe.
Ai ka thënë se edhe Serbia do të dëshironte të fliste me BE-në për peshkatari, siç bën Norvegjia, dhe ka shtuar se as këto bisedime nuk janë të lehta, por megjithatë, nuk janë më të rënda sesa bisedimet mbi Kosovën, transmeton Rel.

Data e dialogut mes Kosovës e Serbisë nuk është caktuar ende, ndërkohë që Kuvendi i Kosovës debaton të enjten për një rezolutë mbi normalizimin e raporteve me Serbinë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button