Basketbollistët e NBA Çair, fitore bindëse në çdo ndeshje

Klubi i Basketbollit NBA ÇAIR në ligën e basktebollit të Maqedonisë, liga e të rinjve garon me tre ekipe të gjeneratave të ndryshme. Gjenerata 95/95 , gjenerata 97/98 dhe ajo 99/2000. Nga ndeshjet e zhvilluara deri tani sezoni 2012/2013, të tre ekipet radhiten në vendin e parë në gjeneratat përkatëse. Gjenerata 95/96 në çdo ndeshje ka shënuar fitore bindëse me mbi 40 pikë diferencë, NBA Çair 109 – 53 Vodno suns, Crn Drim 53 – 85 NBA Çair, NBA Çair 99 – 57 Borec Basket, Ilinden 35 – 104 NBA Çair ( ku vlen të përmendet se deri në minutën e 16-të rezultati ka qenë 40:00)

Edhe përkundër kushteve tejet të vështira, këta djelmoshat nuk dorëzohen por me punë , elan dhe zell vazhdojnë të korrin suksese të reja. Janë të shkëlqyeshëm si ekip, ku ka edhe individualist të mrekullueshëm të cilët dita ditës thejnë rekorde në basketboll. Një ndër ta është edhe vogëlushi Enis Rexhepi i cili në ndeshjen e fundit shënoi hiç më pak se 67 pikë në një ndeshje të vetme që njëkohësisht është edhe rekord.

Edhe përkundër sukseseve, ky klub vazhdon të punon në kushte të vështira dhe pa përkrahje finansiare./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button