Filloi në Kuvend debati për ribalancin e Buxhetit

Komisioni për financa dhe buxhet (KFB) në kuadër të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, filloi debatin për ribalancin e Buxhetit për vitin 2019, debat që mund të zgjasë më së shumti deri në 10 ditë, transmeton Portalb.mk.

Nina Angelovska, Ministrja e financave prezantoi propozimin për ribalancin e buxhetit, ku tregoi se do të ketë rritje të mjeteve edhe për intensifikimin e proceseve integruese për BE-në dhe NATO-n.

“Nga ky ribalanc për qytetarët sigurojmë përkrahje për paga më të larta për të punësuarit në sektorin privat, paga më të larta për të punësuarit  në administratën publike, më shumë mjete për përkrahje të masave aktive për punësim të qytetarëve të papunë, dhe përfundimisht,  për më pak se tre muaj për herë të parë qytetarëve do t’u kthehen  paratë e para përmes projektit TVSH-ja Ime. Ndërsa ky nuk është përfitimi i vetëm nga ky projekt, sepse përmes projektit TVSH-ja Ime qytetarët direkt e ndihmojnë luftën për zvogëlim të ekonomisë gri”, theksoi Angelovska.

Pas mbarimit të debatit në KFB që zgjat deri në 10 ditë, Propozimi për ribalancin e Buxhetit dërgohet në seancë plenare.

Përndryshe, janë planifikuar 210.5 miliardë denarë të ardhurat totale me rebalancin e Buxhetit, derisa shpenzimet e planifikuara kapin vlerën prej 228.3 miliardë denarë. Pra, sipas planifikimit deficiti do të jetë 17,7 miliardë denarë, gjegjësisht 2,5 për qind të BPV-së. Zvogëlimi i tërësishëm i investimeve kapitale arrin 50 milion euro.

LEXO: Javën e ardhshme do të vazhdojë ribalanci i Buxhetit në Kuvend
LEXO: Detaje nga ribalanci i Buxhetit që u miratua nga Qeveria e RMV-së(VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button