5 zakone të përditshmërisë që po të shëndoshin, thuaju JO

Nëse nuk kanë qenë të pakta rastet që je peshuar dhe rezultati nuk të ka pëlqyer aspak, atëherë diçka bën gabim. Mund të kesh zvendësuar disa ushqime me fruta dhe perime, por përsëri rezultati është i papëlqyeshëm, sidomos gjatë verës që ekspozimi i trupit në plazh të bën të ndihesh keq, shkruan Class.

Ka disa gabime të vogla që bën, të cilat e kthejnë në makth përballjen tënde me peshoren. Fillo t’i korrigjosh për t’u përballur me të pa frikë.

E shuan etjen me pije me gaz, ose alkool. Gabim i madh.

I lë mënjanë drithërat dhe preferon brumin. Të paktë janë ata që mund t’i thonë JO një byreku apo një kruasani në mëngjes, por “jooooo”, mos harro që kaloritë e tyre janë pothuajse trefish më shumë.

Nuk merr tas me ushqim në punë dhe domosdoshmërisht gjen zgjidhje tek fastfood-i.

Ulesh për të parë televizor me ushqimin e gabuar në dorë. Nuk po themi të hash brokoli para televizorit, por edhe picë jo.

Nuk lëviz. Për të mos folur për gjimnastikën, le të flasim vetëm për disa gjëra të tjera që duhet të bësh. Duhet të ecësh të paktën 30 minuta në ditë, kështu që gjej kohën e duhur për ta bërë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button