Saraj, paralizohen hyrje-daljet

Punimët në mbikalimin që lidh Shkupin me Komunën Saraj, vazhdojnë me dinamikën e paraparë, dhe mu për këtë shkak është ndërprerë komunikacioni për hyrje-dalje nëpërmjet urës mbi Lumin Vardar, thotë për Portalb, kreu i Sarajit, Bekim Murati.

“Nga dita e djeshme komunikacioni mbi Lumin Vardar në hyrje të Sarajit është ndërprerë për shkak të përfundimit ë punëve, respektivisht asfaltimit të dy akeseve të urës. Janë duke u kryer punët finale, dhe deri të premten komunikacioni do të jetë i ndërprerë, për shkak të asfaltimit të urës. Normalisht që ne i kemi njoftuar qytetarët me kohë, dhe shpresojmë se banorët e Sarajit do të kenë mirëkuptim pasi që ne përfundojmë një project shumë të rëndësishëm, jo vetëm për banorët e Sarajit por për gjithë qytetarët e Shkupit. Dhe përfundimisht do të kemi një urë të re.” tha Murati.

Ndryshe, për gjatë aktiviteteve punuese, autobusët e qytetit do të lëvizin në kahje të ndryshme.

Autobusi me numër 2 dhe 2A, përkohësisht stacionin e fundit e ka tek Popma e Benzinës ‘Mak Petrol’ në Gjorçe Petrov, autobusët tjerë që qarkullojnë nëpër fshatrat e Sarajit, numrat 12, 32, 56 dhe 60, do të qarkullojnë nëpërmjet autostradës Shkup-Tetovë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button