Më 28 nëntor do të ‘thyhet’ kufiri Kosovë-Shqipëri

Më 28 nëntor  Aleanca Kuq e Zi pritet që  në mënyrë simbolike të thyjë kufirin në Merdare i cili lidh Shqipërinë me Kosovën. Informatën e tillë e ka konfirmuar  edhe sekretari politik i AK Eduart Kaca.

“Ne jemi në bisedime me lëvizjen Vetëvendosje nga Kosova, që pikërisht me datë 28 nëntor në 100 vjetorin e shtetit shqiptarë të thyejmë kufirin shqiptaro-shqiptarë, i cili padrejtësisht ndan dy shtete shqiptarë. Kështu me qëllim do të bashkojmë në mënyrë simbolike Shqipërinë me Kosovën”  tha Kaca gjatë vizitës së tij në Maqedoni. 

Një iniciativë e këtillë pritet të konfirmohet edhe nga lëvizja Vetëvendosje e Kosovës, ku në njërën anë të kufirit do të jetë Aleanca Kuq e Zi dhe në anën tjetër do të jetë lëvizja Vetëvendosje. 

Iniciativa pritet të përkrahet edhe nga Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar Illyricum Libertas  nga Tetova si dhe nga një numër i madh i qytetarve nga të gjitha trojet shqiptare. /Portalb      

Lajme të ngjashme

Back to top button