Ohër, konferencë për parandalimin e konflikteve nëpër shkolla

“Parandalimi i konflikteve dhe ndërmjetësimi shkollor” është tema e konferencës që pritet sot të filloj në Ohër.

Konferencën e organizon misioni i OSBE-së në bashkëpunim me Servisin civil gjerman dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Në konferencë do të debatojnë ekspertë, profesorë dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sektori civil dhe nga organizatat ndërkombëtare nga rajoni dhe Evropa.

Në hapjen e konferencës është paralajmëruar prania e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev, shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Ralf Bret dhe drejtoresha e Servisit paqesor civil Silke Majer-Vit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button