Gostivar, treni godet automobilin, vozitësi lëndohet rëndë

Një banor katërdhjetë e nëntë vjeçarë nga Gostivari është lënduar më rëndë pasi automobilin e tij e goditi treni transportues.

Sipas policisë së Gostivarit, fatkeqësia ndodhi dje rreth orës 18 e 20 minuta në kalimin e pashënuar rreth një kilometër para stacionit hekurudhor të Gostivarit.

Pas hetimit të bërëu vërtetua se R.S me automobilin “Ford – eskort” ka kaluar binaret në afërsi të lagjes Pitarnicë, në momentin kur treni i cili qarkullonte në linjën Shkup – Gostivar hynte në stacionin.

Vozitësi i automobilit është transferuar në spital ku është mbajtur për kurim. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button