(Update) Shkup, shqiptarët rrahin huliganët serb (FOTO)

Sektori për punë të brendshme në Shkup ka konfirmuar se ka pasur një incident sot rreth orës 12.30 në afërsi të Qendrës tregtare Mavrovasja. Sipas zëdhënëses Liza Bendevska, dy shtetas të Malit të Zi, gjegjësisht nga Podgorica, janë dërguar në spitalin e qytetit të Shkupit pasi kishin pësuar lëndime në kokë dhe trup nga rrahjet e një grupi që kishte sulmuar ato.

“Fillimisht policia e thirrur nga qytetarët ka dalë në terren mirëpo nuk i ka gjetur as sulmuesit e as të lënduarit. Në ndërkohë morëm informata nga spitali i qytetit Naum Ohridski për dy persona të lënduar, A.M (1983) dhe S.Q (1995) nga Podgorica. Sipas dëshmisë së tyre, ato nuk kishin ardhur në Maqedoni për ndeshjen e sontme mes Maqedonisë dhe Serbisë” tha Bendevska duke potencuar se policia punon në zbardhjen e rastit

Mirëpo, sipas dëshmitarëve, dy personat e lënduar i kanë takuar huliganëve serb në Çarshi që kanë hyrë me brohoritje kundër shqiptarëve.

Por, shqiptarë të revoltuar nga brohoritjet fyese që kishin dëgjuar, i kanë sulmuar huliganët serb pas çka ata kanë ikur në drejtim të Qendrës së kryeqytetit.

Ndryshe, tifozët serb kanë ardhur që mbrëmë në Shkup për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Maqedonisë dhe Serbisë, ndërsa me mision siç kanë thënë të rrahim shqiptarë kudo që të gjejmë./Portalb

Foto nga Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button