Zaev në Pragë: Suksesi në reforma dhe fqinjësi të mirë na jep besim për integrim

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut sot gjatë një vizite në Pragë të Çekisë theksoi se vendi ka bëre përparim të madh në procesin eurointegrues.

“Vendet e grupit të Vishegradit gjithmonë kanë qenë mbështetës të fuqishëm dhe të zëshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor në proceset e tyre dhe angazhimet për integrim në BE, dhe të gatshëm t’i këmbejnë përvojat e tyre nga proceset eurointegruese, por edhe ta rris bashkëpunimin ekonomik me vendin tonë dhe rajonin”, theksoi kryeministri Zaev

Zaev mori pjesë në “Samitin e kryeministrave të shteteve të grupit të Vishegradit dhe kryeministrave të partnerëve shtetëror nga Ballkani Perëndimor”.

“Pres që anëtarësimi ynë në NATO të bëhet efektiv së shpejti, pas dhjetë rekomandimeve pozitive për Komisionin Evropian, konkluzionet optimiste të Këshillit (në 2018 dhe 2019) dhe rezultatet i që kemi krijuar – gjithnjë e më shumë jam i bindur se jemi gati për të filluar këtë udhëtim dhe të përballemi me të gjitha sfidat që i sjell procesi. Sukseset që i kemi arritur në reformat e brendshme dhe mbylljen e çështjeve të hapura bilaterale, na japin besueshmërinë për të pretenduar se do të jemi të suksesshëm në procesin e integrimeve”, tha Zaev.

Ai shtoi se bashkëpunimi i afërt me vendet anëtare të BE-së do të kontribuojë për ballafaqimin me sfidat e agjendës politike në BE, siç janë ndryshimet klimatike, energjetika, mjedisi jetësor, si dhe ndikimet e jashtme, siguria dhe emigracioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button