Si ta bësh xheloze një femër

Të ngjallësh xhelozi te dikush mund të jetë dëfryese. Por nëse bëhet fjalë për një femër që do të të pëlqente ta bëje xheloze, atëherë lexo këto këshilla:

1. Në radhë të parë duhet të kuptosh përse dëshiron ta bësh xheloze. Ndoshta sepse të pëlqen? Ndoshta sepse do të doje t’i pëlqeje? Nëse nuk arrin t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, atëherë duhet ta lësh, thjeshtë pa e provuar.

2. Duhet  të qeshësh kur je me një tjetër femër. Kjo është mënyra më e garantuar për të bërë xheloze një njeri të gjinisë së kundërt. Nëse “shënjestra” jote do të shohë duke u dëfryer me një tjetër vajzë, ndoshta do të donte të ishte “ajo tjetra”. Mos e ekzagjero për ta bërë xheloze, ose përndryshe mund të mos i pëlqesh më.

3. Dil me vajza të tjera dhe provo të shfaqesh i interesuar, teksa xhelozia do të pushtojë “shënjestrën” tënde në distancë.

4. Teksa kërkon ta bësh xheloze, ajo mund të vazhdojë të hiqet sikur nuk është e interesuar për ty. Atëherë hiqu sikur po i kërkon këshilla për një tjetër vajzë, që të pëlqen dhe e konsideron shumë tërheqëse… Kjo është metodë e sigurt për të kuptuar nëse i pëlqen: do të jetë aq e kapur në befasi dhe e impenjuar për t’u hequr indiferente, sa që vështirë se do të arrijë të japë ndonjë këshillë.

5. Gjithsesi ki parasysh se është një ide jo e mirë që të bësh xheloze një femër. Ka edhe shumë mënyra të tjera për të kuptuar nëse i pëlqen një vajzë, apo për ndonjë arsye tjetër. Është më mirë që të sillesh si njeri i rritur.

Lajme të ngjashme

Back to top button