Adriani: Me Luanën, katër vite të bukura

Këngëtari nga Maqedonia, Adrian Gaxha, gjatë një interviste ka folur për lidhjen e tij katërvjeçare me bukuroshen nga Tirana, Luana Vjollca. Ai nuk ka dhënë ndonjë arsye të veçantë për ndarjen e tyre, por ka thënë se thjesht kanë vendosur që të mos vazhdonin më.

“Nuk mund të them ndonjë arsye të veçantë. Si të gjitha çiftet e tjera edhe për ne erdhi një moment vendosëm të mos vazhdonim më”, citon Bluetooth fjalët e këngëtarit.

I pyetur se si ka qenë lidhja e tyre, Adriani ka thënë: “Si të gjitha çiftet. Ka pasur momente të lumtura dhe momente më pak të lumtura. Mund të them që kanë qenë katër vite të bukura”.

Më tej, ai ka treguar se vazhdon të mbajë kontakte me Luanën. “Kemi ruajtur raporte të mira, dhe më pëlqen ky fakt. Të ndahesh keq me njerëzit nuk ka asnjë vlerë”.

Adrian Gaxha sivjet po konkurron në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Ngjyra e kuqe”. Ka të tillë që thonë se kënga i është kushtuar pikërisht Luanës, mirëpo vet këngëtari nuk ka pohuar diçka të tillë. Për më shumë, ai ka theksuar se “përdorimi i kësaj ngjyre lidhet disi edhe me të kuqen e flamurit, meqë jemi në 100 vjetorin e Pavarësisë”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button