Sannino, nuk do të vlejnë vizat nëse i keqpërdorni

Liberalizimi i vizave të Maqedonisë dhe i vendeve të rajonit do të vlejë deri atëherë kur nuk do të ketë keqpërdorim të madh të tyre, kështu tha drejtori gjeneral për zgjerim Stefano Sannino, pas takimit me zv.kryeministren për çështje evropiane Teuta Arifi.

“Liberalizimi i vizave mbetet një nga arritjet kryesore të cilën arritëm ta implementojmë për të gjitha vendet e rajonit. Por, gjithashtu qëllimi kryesor është se duam të sigurohemi se kjo nuk është keqpërdorim.Unioni evropian bashkë me Komisionin Evropian me vëmendje të madhe e ndjek mënyrën se si përdoret apo keqpërdoret sistemi i liberalizimit të vizave. Porosia është se liberalizimi do të mbetet derisa sistemi nuk do të jep problem të mëdha dhe defunksionalizim të Uninionit Evropian” deklaroi Sannino.

Qeveria sipas Arifit po e ndjek situatën dhe do të vazhdojnë me aktivitetet që të mos keqpërdoret regjimi i vizave në Maqedoni.

“Si çdo vit ne mbetemi të angazhuar që të kemi minimum keqpërdorim të liberalizimit të vizave, mbetemi me aktivitetet e njëjta që ky proces të mos keqpërdoret”, tha Arifi.

Ndryshe, ky reagim erdhi pas kërkesës së pesë vendeve anëtare të Unionit evropian, të cilët paralajmëruar kthim të liberalizimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë, vende këto të cilat sipas disa vendeve anëtare të BE-së, kanë ardhur si turistë të rremë, dhe kanë kërkuar azil politik./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button