Hapet Fakulteti i biznesit në Kazermën e Kumanovës

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në Kumanovë përuroi objektin e ri të Fakultetit të Biznesit dhe Administratës në hapësirat e kazermës së Kumanovës.

Ali Ahmeti, ka deklaruar se sot është koha e dijes, e arsimit dhe se arsimi i mirëfilltë i shqiptarëve është një ndër prioritet e BDI-së dhe se në kazermat që bëheshin plane antishqiptare, sot po i kthejmë në vatra të dijes për shqiptarët dhe për Universitetin Shtetërorë të Tetovës.

Kazerma e Kumanovës është kazerma e tretë, pas Dibrës dhe Kërçovës që kthehet nga kazermë në objekt të dijes dhe arsimit për nevojat e arsimit sipërorë të shqiptarëve të Maqedonisë dhe USHT-së. Universiteti Shtetërorë i Tetovës së shpejti do të lëshoj në përdorim për të gjithë studentët investimin kapital, objektin e ri të ndërtuar i cili do të plotësoj të gjitha kushtet për studime të nivelit evropian në USHT./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button