Sannino sot në Maqedoni, ia dorëzon Ahmetit Raportin e progresit

Drejtori i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Stefano Sannino, do të qëndrojë sot në vizitë zyrtare në Maqedoni.

Vizita, e cila është planifikuar prej më parë, realizohet vetëm pesë ditë pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian, i vlerësuar nga autoritetet si pozitiv për vendin.

Sannino do të realizojë takime me krerët e shtetit dhe me përfaqësuesit politik. Ai në orën 14:00 do të takohet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për t’ia dorëzuar atij Raportin e Progresit të Komisionit Evropian. Takimi do të zhvillohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button