BDI fiton raundin e parë

Propozuesi i Ligjit për branitellat edhe zyrtarisht në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale paralajmëroi tërheqjen nga procedura e Propozim Ligjit për branitellat dhe propozim të tij në procedurë të shkurtuar. Kjo vjen si rezultat i bllokimit të punës së Komisionit që bëhet që nga 5 shtatori, kur ky ligj u fut në procedurë parlamentare.

“Duke pas parasysh faktin se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së paralajmëroi tërheqjen e Propozim ligjit për të drejtat e posaçme të Forcave të sigurisë dhe familjeve të tyre, dhe dorëzim të serishëm për me procedurë të shkurtuar, vlerësoj se seanca e këtij Komisioni duhet të ndërpritet. Kërkoj nga Ju për shkak të mospasjes së nevojës së zgjatjes së procedurave lidhur me këtë ligj në emër të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, që sot të ndërpritet puna e Komisionit për këtë pikë të rendit të ditës. Secila qasje tjetër nga ana juaj ose e kujtdo qoftë deputeti tjetër, do të thotë ngarkim dhe zvarritje e serishme e punës së Këtij Komisioni” – tha deputeti i VMRO-së, Vele Georgievski në Komision.

Puna e Komisionit u ndërpre për një pauzë gjatë së cilës duhet që grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së të tërheq ligjin.

Situatën e tillë e komentoi edhe koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, i cili tërheqjen e Propozim Ligjit e shef si rezultat i bllokimit të punës së Komisionit të cilën e bënte BDI.

“Neve që ne fillim të iniciativës, kemi thënë që ligji nuk korrespondon me trajtimin e barabartë të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, dhe për atë arsye kemi thënë që në fillim se ne do të shfrytëzojmë çdo mënyrë, çdo rrugë institucionale që të parandalohet miratimi i këtij propozim ligji. Që nga 5 shtatori deri më sot debati ka zgjatur rreth arsyetimit të mos sjelljes të propozim ligjit në këtë formë siç është propozuar. Mendoj se rezulton me atë që sot paralajmëroj propozuesi i ligjit se do të tërhiqet” – tha Xhaferi.

Sa i përket futjes së ligjit në procedurë të shkurtuar ai tha se do të ndërtojnë strategji për bllokim në momentin që do të zyrtarizohet futja e sërishme e ligjit në procedurë parlamentare.

“Çështja e procedurës së shpejtë është çështje tjetër procedure e cila do të trajtohet që nga momenti i zyrtarizmit të asaj procedure” – tha Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Back to top button