Vasil Sterjovski u zgjodh kryetar i partisë maqedonase në Shqipëri, Edmond Temelko kryetar nderi

Vasil Sterjovski është kryetari i ri i partisë maqedonase në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE.

Vendimi unanim u mor nga delegatët në Kongresin Zgjedhor të partisë të mbajtur në ambientet e Muzeut Kombëtar Historikë në Tiranë.

Tridhjetë e shatë vjeçari doktorant në Institutin e Historisë Kombëtare në Shkup deri më tani ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë. Ai është deputeti i parë në Parlamentin shqiptar nga partia maqedonase dhe deputeti i parë që deklaron publikisht veten maqedonas.

Duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë Sterjovski tha se postin e kryetarit të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian e konsideron si një funksion të përgjegjshëm që kërkon shumë përpjekje.

Ai u bëri thirrje të gjithë aktivistëve të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian se është koha për bashkim.

“Ne kemi nevojë për të konsoliduar partinë, për të formuar komitete në të gjithë Shqipërinë. Ne duhet të bëhemi një faktor i fortë në skenën politike në Shqipëri. Do të bëj gjithçka që sa më shumë maqedonas që sot janë anëtarë në parti të tjera ti bashkohen partisë tonë. Do të hap partinë posaçërisht për të rinjtë. Ne duhet të kemi një strukturë të fortë rinore në parti.” tha ai.

Delegatët e Kongresit zgjodhën anëtarët e rinjë të Këshillit Drejtues dhe ish-kryetarin Edmond Temelko e zgjodhën kryetar nderi të partisë. Kongresi miratoi edhe një Rezolutë për avancimin e statusit, të drejtave dhe lirive të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Edmond Temelko – një nga të akuzuarit e rastit “Titanik” në PSP

Ndryshe, ish kryetar i komunës së Pustecit, Temellko është një nga të akuzuarit e rastit “Titanik” për parregullsitë zgjedhore në vitin 2011 dhe 2013, kur ka dërguar për votim persona nga Komuna e Pustecit në Maqedoni. Ai një periudhë ishte në paraburgim, pastaj si masë për përkujdesje i është marrë pasaporta, por edhe ajo iu dha.

LEXO: Si i manipuloi zgjedhjet parlamentare e presidenciale kryebashkiaku i Pustecit Edmond Themelko (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button